Arbëri

Varlehyi: BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin

Varlehyi: BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja nuk është në garë me asnjë vend tjetër kur bëhet fjalë për ndihmën që dërgon në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 15 mars, e kishte kritikuar hapur Bashkimin Evropian se "solidariteti evropian" ishte thjesht "një përrallë", duke shtuar se vetëm Kina "mund të na ndihmojë në këtë situatë të vështirë" pas përhapjes së koronavirusit.