Arbëri

Stavileci: Deri në mesditë, në Kosovë kanë hyrë 44 maune nga Serbia me mallra në vlerë prej 250 mijë euro

Foto: Koha / ilustrim
 

Në ditën e tretë të vendimit të masës së reciprocitetit, në pikat kufitare ka vazhduar futja e mallrave nga Serbia në Kosovë. Pas heqjes së taksës 100 për qind nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, deri në mesditën e sotme në pikat kufitare kanë hyrë 44 maune në vlerë prej 250 mijë euro.

Në Doganën e Kosovës thonë se masa e reciprocitetit me Serbinë po zbatohet, dhe se nuk ka pasur emërtime antikushtetuese në dokumentet nga Serbia.