Arbëri

Ligjet në fuqi pengojnë pezullimin e përkohshëm të të burgosurve në Kosovë

Foto: Koha
 

Frika nga përhapja e koronavirusit nëpër burgje, ka detyruar autoritetet në shtete të ndryshme të botës, të lirojnë një numër të të burgosurve, edhe pse në disa raste, me masa të ndryshme kufizimesh.

Autoritetet e Kosovës nuk bëjnë përjashtim, të paktën në raport me planet e veprimit, në rast se paraqiten raste të COVID-19 nëpër qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.