Arbëri

16 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Descriptive Text

16 raste të reja me koronavirus janë shfaqur në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Në total numri i të infektuarve arrin në 259 pacientë të prekur.

Një ditë më parë numri i të prekurve u shtua me 20 raste të reja. Ndërkohë që 15 pacientë kanë humbur jetën deri tani për shkak të virusit vdekjeprurës, por edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Mosha mesatare e viktimave ka qenë 66-86 vjeç. Te infektivi ndodhen të shtruar 79 persona, 4 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën të intubuar. 24 orët e fundit janë shëruar 15 persona, duke e çuar numrin e pacientëve që kanë mposhtur koronavirusin në 67.