Arbëri

Shqipëria miraton paketën emergjente prej 96 milionë eurove

Shqipëria miraton paketën emergjente prej 96 milionë eurove

Komisioni për Ekonominë dhe Financat në Parlamentin e Shqipërisë ka miratuar aktin normativ të Qeverisë së këtij vendi për paketën financiare prej 96 milionë eurosh për përballimin e situatës emergjente, të krijuar nga pandemia COVID-19. Pandemia shëndetësore është goditja e dytë që pësoi ekonomia e Shqipërisë brenda disa muajve, pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Kjo paketë financiare detajohet në: 52 milionë euro lehtësime dhe mbështetje për punëmarrësit dhe qytetarët e prekur nga pezullimi i punës; 20 milionë euro për sektorin e shëndetësisë për furnizimin me pajisje, medikamente, materiale e shërbime mjekësore dhe për mbështetjen e stafeve mjekësore; 16 milionë euro për mbështetje, ndihmë dhe furnizim me ushqime për familjet dhe pensionistët në nevojë; 8 milionë euro për fondin rezervë për shpenzime të paparashikuara, shkruan KOHA.