Arbëri

Kurti e Orlando pajtohen që të thellojnë bashkëpunimin për ndarjen e përvojave rreth koroanvirusit

Kurti e Orlando pajtohen që të thellojnë bashkëpunimin për ndarjen e përvojave rreth koroanvirusit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Gjatë takimit, sipas njoftimit për media, Kurti e ka njoftuar ambasadorin Orlando mbi punën e Qeverisë në detyrë lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe masat e vazhdueshme që Qeveria po ndërmerr për parandalimin e shpërndarjes së virusit Corona.