Arbëri

Tahiri: Refuzimi i Kurtit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme tregon gatishmërinë e tij për t’i rrezikuar qytetarët

Tahiri: Refuzimi i Kurtit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme tregon gatishmërinë e tij për t’i rrezikuar qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se refuzimi i ish-kryeministrit Albin Kurti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, sipas tij, flet vetëm për një fakt, e ai është “Gatishmëria e tij për ta rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare, vetëm për teket e pushtetit e tij dhe insinuatat e pashpjegueshme që i ka në kokë”.

“Mungesa e largpamësisë politike e Albin Kurtit, e bën atë krye lajm për së mbrapshti në mënyrë konstante. Ish kryeministri e quajti shqyrtimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si një puç ndaj shtetit e qeverisë. Mirë që puçet fiktive kufizohen në kokën e tij, por dëmi real si kryeministër i një vendi, është mosnjohja e ligjeve dhe normave kushtetuese. Megjithatë kjo si bën aspak përshtypje Albinit, sepse ai kërkon shpjegimin në qëllim e jo në norma”, shkruan Tahiri në facebook.