Arbëri

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 9 numri i viktimave

Foto: Retuers

Një 52-vjeçare është viktima e 9 e koronavirusit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19, transmeton Ora News.

“52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes, Ministria apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.