Arbëri

Kushtetuta imponon zgjedhje ose Qeveri nga LVV-ja

Kushtetuta imponon zgjedhje ose Qeveri nga LVV-ja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vetëm dy opsione para vetes, pas votimit të mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti. I pari kërkon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, e i dyti caktimin e një mandatari për formimin e Qeverisë së re, por i cili duhet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Kurtit, meqë është parti fituese.

Neni 100 i Kushtetutës thotë se nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje, ndërkaq neni 82 saktëson se Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë, shkruan KOHA.