Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një pacient me koronavirus në Kosovë drejt shërimit

Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se një person i konfirmuar më parë pozitiv me koronavirus, tashmë ka dalë negativ.

Por thotë se për t’u konfirmuar nëse është shëruar plotësisht pacienti i parë në Kosovë, duhet të bëhet edhe një test tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka thënë Vitia në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive po vazhdon, ndërsa ka kërkuar që t’i ndihmohet personelit shëndetësor duke qëndruar në shtëpi si dhe duke mbajtur distancë me njëri-tjetrin për 2 metra.