Arbëri

Rreth 500 shtretër dhe 142 respiratorë për rastet me Covid-19 në Kosovë

Rreth 500 shtretër dhe 142 respiratorë për rastet me Covid-19 në Kosovë
 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) aktualisht ka rreth 500 shtretër në dispozicion, me mundësi dyfishimi sipas nevojës, për menaxhimin klinik të rasteve me COVID-19, konfirmojnë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tyre, pas shpalljes së gjendjes emergjente shëndetësore në Kosovë, një numër klinikash në QKUK, janë shndërruar në klinikë ku trajtohen vetëm rastet me koronavirus.