Në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë, të premten euro këmbehet me 122.8 lekë dhe shitet me 123.7 lekë, duke u forcuar me 0,07 lekë më shumë se një ditë më parë.
Në raport me lekun pozitat i ka forcuar edhe dollari amerikan. Sipas kursit të këmbimit dollari blihet me 112.8 lekë dhe shitet me 115 lekë, shkruan atsh.
Funta britanike ka fituar sot 2 lekë duke u ngjitur në kuotën e blerjes me 131 lekë dhe të shitjes me 137 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu është rritur me 0.6 pikë teksa blihet sot me 115.4 lekë dhe shitet me 116.5 lekë në raport me ditën e djeshme.