Arbëri

Abazi: Kurti nuk do të kërkojë falje, as nuk do ta tërheqë vendimin për shkarkimin e Veliut

Abazi: Kurti nuk do të kërkojë falje, as nuk do ta tërheqë vendimin për shkarkimin e Veliut
 

Vendimi për heqjen e taksës është çështje e nivelit të Qeverisë së Kosovës, por jo edhe atij partiak. Kushtetuta e Kosovës përcakton kompetencat e të parit të ekzekutivit, ku secila ministri duhet të veprojë në pajtim me politikat qeveritare.

Kështu deklaron për KosovaPress, zëvendëskryeministri Haki Abazi, i cili pas deklaratës së sotme të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, ku kërkoi që Kurti ta tërheqë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe ta heqë taksën 100 për qind, Abazi bën me dije që kryeministri aktual nuk do të kërkojë falje.