Arbëri

Veliu: Kurti provokoi prishjen e koalicionit me ne për shkak se prishi raportet Kosovë-SHBA

Veliu: Kurti provokoi prishjen e koalicionit me ne për shkak se prishi raportet Kosovë-SHBA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili ditën e djeshme u shkarkua nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme nga kryeministri Albin Kurti, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-shefit të tij në ekzekutiv.

Kurti, gjatë një konference për media mbrëmë, tha se Veliun e shkarkoi nga pozita për shkak se ai bëri “tradhti të dyfishtë”, “një ndaj Qeverisë dhe tjetrën ndaj Policisë së Kosovës” kur u deklarua se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në vend.