Në kohën kur Kosova është duke u përballur me përhapjen e koronavirusit dhe qytetarëve i është kërkuar kujdes i shtuar, në krye të detyrës përveç mjekëve e zyrtarëve të tjerë janë edhe mediat.
Situata në vend dhe sfidat me të cilat përballet industria e mediave ka qenë temë e diskutimit mes zyrtarëve të Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike (AMPEK) të Kosovës dhe zv.kryeministrit Haki Abazi, raporton KOHA.
Në këtë takim, ndër të tjerash, përfaqësuesit e mediave kanë kërkuar ngrirje të obligimeve ndaj shtetit deri në tre muaj.
Pas këtij takimi, Abazi ka theksuar rëndësinë e punës së mediave dhe informimit të saktë të qytetarëve.
Përveç Kelmendit, në takimin me zv.kryeministrin ishin edhe drejtoresha ekzekutive e AMPEK-ut, Ardita Zejnullahu, dhe nënkryetari Visar Hoti.