Arbëri

Nisin manifestimet me seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për Epopenë e UÇK-së

Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Në Kuvendin e Kosovës, veçse ka nisur seanca solemne për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për nder të kësaj seance kanë ardhur përfaqësues nga familja Jashari. Derisa edhe personalitete nga institucione të ndryshme, përfshirë komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi.

Ndërsa po mungojnë, si zakonisht në seanca të tilla, deputetët dhe ministrat nga Lista Serbe.

Po ashtu Ministria e Arsimit njofton se ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e vendit sot do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

Image