Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti e fton sërish Thaçin të takohen për bashkërendim të veprimeve

Foto: Koha / ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka kërkuar një takim gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që të bashkërendohen veprimet rreth politikës së jashtme.

Kjo është kërkesa e dytë që Kurti ia bënë Thaçit. I kishte kërkuar takim për bashkërendim të veprimeve edhe para se të firmoseshin marrëveshjet e fundit mes Kosovës e Serbisë në Munih, ditë më parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Kurti ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.

“Po ju shkruaj përsëri, që të takohemi për të bashkëbiseduar rreth bashkërendimit tonë në politikën e jashtme. Ashtu siç kam shkruar edhe në letrën time të fundit, më 13 shkurt 2020, politika e jashtme është ajo që duhet të na përbashkojë neve”, thuhet ndër të tjera në letrën që Kurti ia ka nisur presidentit.

Kurti ia ka propozuar tri termine Thaçit, varësisht se kur është i lirë presidenti: 9:00, 13:00 dhe 18:00.