Arbëri

Vuçiqi nuk përjashton mundësinë e takimit me Thaçin në SHBA

Foto: Forumi Evropian Alpbach

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Të dy presidentët po qëndrojnë në SHBA dhe mediat serbe më herët kanë shkruar se po punohet që të realizohet një takim, raporton Fonet.

Vuçiqi ka thënë se nuk ka asgjë të konfirmuar, por se kjo nuk do të thotë se nuk ka mundësi për takim.

Presidenti serb po ashtu u ka thënë gazetarëve të hënën mbrëma se pret që shumë shpejt edhe disa shtete t’i tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës.

”Ekziston njëlloj gare mes Amerikës dhe Evropës për marrëdhëniet me gjithë neve. Por ajo që e shoh si problem është se nuk po mund ta paramendoj se çfarë kompromisi do të mund të arrihej që të dy palët të jenë njëlloj të pakënaqura për mos të thënë të kënaqura”, ka thënë Vuçiq.