Arbëri

Franca pret pezullimin e taksës dhe të fushatës serbe për çnjohje

Foto: Alban Bujari \ KD
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Christine Butel - Foto: Alban Bujari
 

Parisi zyrtar pret që Kosova të pezullojë taksën 100 % ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia të pezullojë fushatën e saj lobuese për çnjohje të Kosovës. Me këto, do hapet mundësia e rifillimit të dialogut, i cili do të vazhdojë të zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kështu ka thënë ambasadorja e Francës në Kosovë, Christine Butel, në një intervistë për Kohën Ditore, e cila botohet në numrin e së hënës. Ambasadorja Butel ka shtuar se në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE mbështetje do të ofrojë edhe Franca.