Pasagjerët e ardhur nga Italia po kontrollohen nga mjekët në “Adem Jashari” Foto: Ksp

Pasagjerët e ardhur nga Italia po kontrollohen nga mjekët në “Adem Jashari”

27 February 2020 16:16

Ekipe shtese mjekësore nga IKSHPK-ja në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të kontrollojnë udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë.

Për t’i përcjellë nga afër këto kontrolle, në aeroport ka ardhur edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, raporton Kosovapress.

Arsye e këtyre kontrolleve është fakti se Italia së fundmi është prekur nga koronavirusi i ri vdekjeprurës ku janë regjistruar 456 raste me të infektuar dhe të paktën 12 të vdekur.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme