Shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të Infrakosit pritet të jetë pikë e rendit të ditës, në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës.
Grupi Koha e ka parë këtë rend dite. Në të parashihen pesë pika.
E pikë e saj është edhe shqyrtimi i propozimit për shkarkim të Bordit të kësaj ndërmarrjeje publike që menaxhon hekurudhat.
“Koha Ditore” ka raportuar për një kohë të gjatë për parregullsitë në këtë ndërmarrje.
Në një rast tjetër, kjo ndërmarrje i kishte humbur katër milion euro prej një kontrate.
Në rendin e ditës në mbledhjen e Qeverisë, është edhe shqyrtimi i propozimit të vendimit për ndarjen e mjeteve financiare si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, për qëllim të ndihmës në sanimin e dëmeve pas tërmetit, raporton Koha.