Hoti thotë se pengesat e vetëshkaktuara në Kosovë, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut Foto: Driton Paçarada

Hoti thotë se pengesat e vetëshkaktuara në Kosovë, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut

26 February 2020 10:26

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth dialogut me Serbinë që për konkluzion, ka njohjen reciproke.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut të tij, Hoti thotë se pengesat e vetëshkaktuara, nuk e ndihmojnë këtë proces.

“Para nesh kemi një proces sfidues të arritjes së Marrëveshjes së Paqes me Serbinë, që si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës. Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë”, shkruan Hoti.

Hoti, tutje thotë se “Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.

“Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin. Pengesat e vetëshkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmojnë, përkundrazi”, shkruan tutje Hoti,

Në fund, zv/kryeministri Hoti thekson se “Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme