Haradinaj nuk paraqitet në seancën gjyqësore për veteranët

Haradinaj nuk paraqitet në seancën gjyqësore për veteranët

Arbnora Luta Arbnora Luta 24 February 2020 13:42

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për rastin e veteranëve. Edhe pse ishte paraparë që Haradinaj, sot, të dëshmonte, ai është arsyetuar për mungesën “se nuk ka qenë i njoftuar për sot, meqë seanca e 21 shkurtit ishte shtyrë”.

Avokati Arianit Koci ka thënë ta ketë njoftuar Haradinaj se ai është i gatshëm të dëshmojë seancën e radhës, raporton KTV.

Ndërkohë seanca po vazhdon me dëshminë e Fazli Rugovës, epror i lartë në Policinë e Kosovës, ish pjesëtar i UÇK në brigadën "Mërgimi".

Gjykatësja Nushe Kuka-Metaj, ka përsëritur vendimin se dëshmitë e dëshmitarëve nuk do të publikohen derisa të dëgjohen të gjithë dëshmitarët.

Në këtë rast për keqpërdorim të pozitës zyrtare akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë. Ata akuzohen për keqpërdorim me listat e veteranëve sa ishin pjesë e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së UÇK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme