Arbëri

AAK-ja me pankarta në mbrojtje të taksës

AAK-ja me pankarta në mbrojtje të taksës

Pjesëtarë të AAK-së kanë vazhduar me aktivitete në mbrojtje të taksës për mallrat e Serbisë. Pas thirrjeve të vazhdueshme drejtuar Qeverisë së Kosovës për të mos e hequr atë, anëtarë të AAK-së të hënën kanë vendosur edhe disa pankarta në rrethojat e Qeverisë.

“Na ktheni të zhdukurit, jo mallrat serbe”, “Me largimin e taksës, mua më largon nga puna”, “Populli nuk harron, Serbia nuk kalon”, ishin disa nga mesazhet e pankartave.