Arbëri

Vajza që shpërndau mesazhin e rremë se në Shqipëri ka persona me koronavirus rrezikon 5 vjet burgim

Descriptive Text

Pas përhapjes ditën e djeshme të një mesazhi zanor, ku një vajzë dëgjohej të thoshte se në vendin tonë ka persona të prekur me koronavirus, por mbahet sekret ky fakt, Drejtoria e Antiterrorit dhe ajo e Krimit Kibernetik referuan çështjen në prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimet, kryesisht, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Burime të policisë bëjnë me dije për Top Channel, se vajza që shpërndau këtë mesazh zanor ende nuk është gjendur për t’u marrë në pyetje, por sipas tyre çështja është drejt zbardhjes.

Sipas Kodit Penal për përhapjen e informative të rreme që ngjallin panik, vajza e këtij mesazhi zanor rrezikon të dënohet me gjobë ose deri në 5 vite burg.

Prokuroria në njoftimin e saj për shtyp, lidhur me hetimin që ka nisur ndaj kësaj çështjeje, ka kërkuar edhe informacione nga qytetarët që mund të çojnë drejt zbardhjes së plotë.