Arbëri

Presidenti Thaçi niset për në SHBA, pritet të ketë takime me administratën amerikane

Presidenti Thaçi niset për në SHBA, pritet të ketë takime me administratën amerikane

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takojë zyrtarë të lartë të administratës amerikane, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer vëmendjen në zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, duke u angazhuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për t’i hapur rrugë investimeve nga jashtë dhe zhvillimit ekonomik”, thuhet në komunikatë.