Arbëri

Thaçi: Shaban Polluzha ishte frymëzues për shumë breza në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Thaçi: Shaban Polluzha ishte frymëzues për shumë breza në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij.

Thaçi ka thënë se sot kujtojmë dhe nderojmë me pietetin më të lartë dhe me përgjegjësinë më të lartë shtetërore Shaban Polluzhën dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij.