KQZ-së i barten mjetet financiare për zgjedhjet në Podujevë

KQZ-së i barten mjetet financiare për zgjedhjet në Podujevë

21 February 2020 15:20

Komisionit Qendror Zgjedhor i janë alokuar mjetet financiare për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë. Këto mjete financiare iu janë ndarë ashtu siç është marrë vendimi në Qeveri vetëm për mallra dhe shërbime, jo mëditje.

Këtë në mbledhjen e sotme të KQZ-së e tha kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Yll Buleshkaj, i cili shtoi se do të përpilojnë kërkesën e re karshi ekzekutivit për pagesën e orëve shtesë gjatë periudhës së zgjedhjeve në Podujevë.

“Sot na ka ardh vendimi nga Qeveria për ndarjen e mjeteve për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve sipas kërkesës tonë buxhetore. I njëjti buxhet është alokuar dhe ne kemi filluar të gjitha procedurat e tenderimit menjëherë. Ky është një lajm i mirë në vazhdën e atyre lajmeve jo të mira. Ne si sekretariat jemi në përpilimin e kërkesës së re. Ajo do të përbëj mjetet që ne e konsiderojmë të nevojshme për kompensim për stafin në lidhje me orët shtesë gjatë kësaj periudhe”, tha ai.

Këtë alokim të mjeteve financiare e mirëpritet gjithë anëtarët e KQZ-së. Kjo e fundit gjatë mbledhjes sotme e votoi edhe raportin financiar të tyre për vitin 2019. Derisa edhe zëvendësuan disa nga anëtarët e kuvendeve komunale në Ferizaj, Prishtinë dhe Deçan

KQZ në mbledhjen e sotme po ashtu ka votuar raportin vjetor financiar për vitin 2019. Derisa edhe kanë zëvendësuar edhe disa nga anëtarët e Kuvendit komunal në disa qytete të Kosovës./ksp/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme