Raportuesja e PE fshikullon Metën: Duhet të jeni të bashkuar nëse doni çeljen e negociatave

Raportuesja e PE fshikullon Metën: Duhet të jeni të bashkuar nëse doni çeljen e negociatave

21 February 2020 14:46

Në një konferencë për shtyp, raportuesja e Parlamentit Evropian, Isabel Santos u shpreh se për të munduar çeljen e negociatave për Shqipërinë duhet që të gjithë aktorët politikë të bëhen bashkë. Mesazhi i saj shkon indirekt për Ilir Metën, i cili i ka hapur luftë qeverisë, parlamentit dhe ndërkombëtarëve, shkruan Shqip.

“Kemi nevojë për sinjale të mira dhe të forta që të ecim përpara në këtë proces anëtarësimi. Ne të gjithë duam çeljen e negociatave dhe kjo duhet të jetë objektivi kryesor i kësaj. Ka ardhur koha që të gjithë të bëhen bashkë për të arritur këtë. Ky është momentin për t’u bërë bashkë. Aktorë të ndryshëm politikë, ju thashë se për të mbrojtur Shqipërinë unë do ta bëj këtë, por dua që të gjithë aktorët politik të jenë me mua”, u shpreh Santos.

Teksa u pyet për situatën në Shqipëri, ajo tha:

“Nuk do komentoj çështjet e brendshme të politikës, është momenti për të qenë të bashkuar. Kjo është thirrja ime për të gjithë aktorët politikë. Ua kam shpjeguar rëndësinë e këtij momenti. Askush nuk mund të thotë që është përgjegjësia e BE-së. Thirrja ime është të jeni të bashkuar për të përmbushur këtë objektiv dhe për të arritur reformat e duhura”

Komentet

Shto koment

Të ngjashme