Kryeministrja e Norvegjisë thotë se do të kontribuojnë në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministrja e Norvegjisë thotë se do të kontribuojnë në dialogun Kosovë-Serbi

21 February 2020 09:00

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, përmes një telegrami ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për marrjen e detyrës.

Sipas njoftimit kryeministrja Solberg ka thënë se Norvegjia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata që datojnë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, derisa thuhet se është shprehur e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen më tej gjatë.

“Të dy vendet tona janë të përkushtuara në mënyrë të vendosur për integrimin evropian dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Solberg tutje ka thënë se Norvegjia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces.

“Pres të zhvilloj më tej dialogun midis dy vendeve tona për çështje me interes të përbashkët dhe shpresoj se do të kemi mundësinë që të takohemi së shpejti”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme