Drejtori i Policisë thotë se rreth 100 pjesëtarë kanë probleme të ndryshme shëndetësore

Arbnora Luta Arbnora Luta 19 February 2020 19:18

Të tronditur ende nga vrasja e shumëfishtë dhe vetëvrasja që ndodhi në familjen Bllaca në Gjilan, kushërinjtë e kanë hapur të pamen në Cërnicë.

E pamja është vendosur në xhaminë e fshatit, nga edhe e ka prejardhjen familja Bllaca.

Ferid Bllaca është i shokuar me ngjarjen derisa për familjen pesëanëtarëshe që u shua thotë se ishte e ndershme dhe e qetë, e arsyet që çuan te rasti tragjik janë mister edhe për të, raporton KTV-ja.

Banorët e lagjes ku kishte jetuar me vjet familja Bllaca, thonë se janë të shqetësuar me rastin.

Ndërkohë, në Gjilan, të mërkurën, ka qëndruar ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj.

Qalaj ka pranuar se rreth 100 pjesëtarë të Policisë kanë probleme shëndetësore dhe se aktualisht janë duke iu nënshtruar trajtimeve.

Derisa ministri Veliu theksoi se është e nevojshme që të miratohet ligji për pensionimin e parakohshëm.

Policia e Kosovës ka suspenduar për 72 orë Komandën e stacionit në Gjilan, për lëshime në rastin e vrasjes së shumëfishtë në këtë qytet, pasi polices Valdete Bllaca i ishte konfiskuar arma shkaku i problemeve me shëndetin mendor, për çka u ishte nënshtruar shumë trajtimeve mjekësore.

armën zyrtare, ajo dyshohet se vrau në shtëpinë e saj prindërit Hanife e Zeqir Bllaca dhe dy vëllezërit e saj, Blerim e Fisnik Bllaca, e më pas edhe veten.

Policia, përmes një komunikate, të mërkurën pasdite, ka thënë se mënyra se si Valdete Bllaca ka ardhur deri tek arma është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme