Arbëri

Qeveria do ta nisë procedurën për shkarkimin e disa sekretarëve të përhershëm

Foto: Koha

Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se do të inicohet procedurë për shkarkimin e disa Sekretarëve të Përhershëm të ministrive.

Kjo masë do të bëhet e ditur gjatë mbledhjes së qeverisë. Deri në vendimin e Komitetit të Ministrave, ata do të pezullohen.

Mbledhja e paraparë në orën 15:30, ka nisur me vonesë.

Për dallim prej mbledhjeve të kaluara, kësaj radhe nuk është bërë e ditur rendi i ditës, raporton KTV.

Zakonisht ai i është shpërndarë gazetarëve disa minuta para fillimit të mbledhjes.