Arbëri

Të enjten shi e borë në Kosovë

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm, kur priten edhe reshje shiu e bore.

Të mërkurën, sipas IHMK-së, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të jenë stabile, ndërsa kah mesi i natës dhe gjatë ditës së enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë.