Arbëri

Këtë vit, Newborn-i nderon të mbijetuarit e dhunës seksuale

Monumenti i Newborn-it këtë vit është kthyer në simbol të vetëdijesimit për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës. Sipas ideatorëve, me të synohet luftimi i stigmës për këtë kategori dhe mobilizimi i mbështetjes shoqërore për ta.

Që nga viti 2008 shihet si simbol i pavarësisë.

Përmes artit, tash e sa vjet, “Newborn” bart mesazhe të ndryshme, falënderime e protesta, raporton KTV.

Për 12-vjetor, dizajni i “Newborn”-it ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për këto kategori.

E dizajnuar nga regjisorja e ndjerë Arzana Kraja, lulja anemone, simbol i fuqisë së këtyre grave, këtë vit është pjesë e “Newborn”-it.

Edhe në këtë ditë, Newborn-i mbetet monumenti më i fotografuar, ndërsa fluksi më i madh i qytetarëve që kanë vizituar monumentin ishte mesdita.