Arbëri

Binjakëzohen komuna e Pejës, Bujanocit, Ulqinit dhe e Tetovës

Binjakëzohen komuna e Pejës, Bujanocit, Ulqinit dhe e Tetovës
 

Në ditën e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të hënën në Pejë, është hapur rruga e binjakëzimit mes komunës së Pejës, Tetovës, Ulqinit dhe Bujanocit, me nënshkrimin e dokumentit për nismën e bashkëpunimit ndërkomunal.

Dokumenti “Nisma për binjakëzim”, është nënshkruar nga kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, që ka qenë propozues i kësaj nisme, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, nënkryetarja e Ulqinit Hadixhe Gjoni, si dhe Bekim Mehmeti, kryetar i Këshillit Komunal i Tetovës, siç quhet atje Kuvendi Komunal.