Arbëri

Në FSK dy ceremoni të ndara, në njërën Osmani e Kurti e në tjetrën Thaçi

Descriptive Text

Dy ceremoni të ndara do të organizohen sot në kazermën “Adem Jashari”.

Siç merr vesh KTV-ja ceremonitë janë organizuar nga protokolli i shtetit.

Në ceremoninë e parë të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ndërkaq në ceremoninë e cila pritet të mbahet nga ora 17:00, ushtarëve të FSK-së, pritet t’iu drejtohet presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Kurti në këtë ceremoni ka bërë thirrje për unifikim të brendshëm. Ai ka thënë se dallimet e brendshme duhet të mbesin brenda.