Arbëri

Borrelli kërkon rinisje sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, thotë është e vetmja zgjidhje për mosmarrëveshjet

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se dialogu Kosovë-Serbi, është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

“Na duhet zbutje e tensioneve dhe nisje nga e para, përndryshe bisedimet nuk do të jenë të mundshme”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Këto komente, vijnë pas takimit të përbashkët të tij me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Munih të Gjermanisë ku po mbahet Konferenca për Sigurinë.

“Negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, gjithashtu duhet bërë përparim në rrugën evropiane”, shkruan Borrelli duke shtuar se “na duhet një perspektivë evropiane për tërë rajonin”.

Ai ka folur edhe për procesin e zgjerimit të BE-së në të ardhmen.

“Zgjerimi – na është dashur të ndalemi. Të riorganizohemi. Të rimendojmë”, ka deklaruar Borrell.

“Qëllimi i metodologjisë sonë të re është që tani ta bëjmë procesin më të besueshëm, më dinamik dhe më të parashikueshëm”, ka shkruar ai në Twitter