Arbëri

Ekzekutivi e Kuvendi s’i komentojnë marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë, thonë s'i dinë detajet

Foto: Koha

As nuk e priti e as nuk e konsultoi kreun e Qeverisë, Albin Kurti, para se të arrinte marrëveshjen me Serbinë këtë të premte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Munih të Gjermanisë.

Askush prej kabinetit të Kurtit deri në orët e pasdites nuk ka dashur të flasë për këtë marrëveshje me arsyetimin se nuk i dinë detajet.