Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet historikut të pavarësisë

Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet historikut të pavarësisë

14 February 2020 14:23

Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që të martën më 18 shkurt, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ministrisë.

“MAShTI ua uron festën nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme