Arbëri

KQZ ndan 350 mijë euro për subjektet politike që përfaqësohen në Kuvend

Descriptive Text

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës.

Mjete janë ndarë për muajin shkurt për financimin e aktiviteteve të partive dhe mbështetjen e punës të secilit deputetë.

Kjo shumë u ndahet partive varësisht nga numri i deputetëve në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 76 mijë e 125 euro për nevojat e partisë, kurse 8 458.34 euro për aktivitetet e deputetëve.

Lidhje Demokratike e Kosovës ka 73 mijë e 500 euro për subjektin politik dhe 8 1666.68 për deputetët. Partisë Demokratike të Kosovës i janë ndarë 63 mijë euro dhe 6 999.94 për nevojat e deputetëve.

Për AAK-në, KQZ-ja ka nda 34 mijë e 125 euro, kurse për deputetët e kësaj partie 3 791.68 euro.

Nisma mori 15 e 750 euro, deputetët 1 750.06 euro. Listës Serbe iu ndan 26 mijë e 250 euro, përderisa 10 deputetëve të kësaj partie 2 91 6.70 euro.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se kjo shumë është e njëjtë për çdo muaj dhe nuk ka asnjë ndryshim për të gjitha partitë politike.

“Këto shuma janë të njëjta pra çdo muaj kanë qenë të njëjta dhe nuk ka asnjë ndryshim për të gjitha partitë parlamentare” ,tha Daka.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Hamiti kërkoi që alookimi i këtyre mjeteve të bëhet sa më parë, pasi partitë politike duhet t’i kryejnë obligimet ndaj PZAP-së për certifikim.

“Pasi vetëm u votua ndarja unë iu kisha lutur që të bëhet procedimi i shpejt i këtyre mjeteve pasi që janë disa subjekte që duhet t’i kryej në obligimet ndaj PZAP-së për certifikim”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se votuesit në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të komunës së Podujevës mund të votojnë me dokumente valide të Republikës së Kosovës.

“Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare KQZ-ja ka lëshuar një udhëzim për të gjitha komisionet komunale dhe për këshillat e vendvotimeve q]ë në ditën e zgjedhjeve ifdentifikimi i votuesve, qytetarëve me të drejtë vote do të bëhet në bazë të dokumenteve valide të Kosovës, e të cilat janë letërnjoftimi, pasaporta dokumenti i vlefshëm i udhëtimit dhe leja e vozitjes”, tha ajo.

Gjatë kësaj mbledhje kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Yll Buleshkaj, ka njoftuar që deri tani nuk kanë pranuar asnjë aplikim nga kandidatët që do kandidojnà « për të parinë e Podujevës.

Derisa zgjedhjet do të mbahen më 15 mars 2020, partitë politike kanë afat vetë deri më 17 shkurt t’i dorëzojnë emrat e kandidatëve të tyre për kryetar të komunës së Podujevës.

“Ende nuk janë pranuar asnjë aplikim për kandidat për kryetar të komunës së Podujevës, por afati është deri më datën 17 të hënën, ndoshta të gjithë e kanë vendosur që kandidaturat t’i dërgojnë për ditën e pavarësisë“, tha ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë mbledhje ka votuar edhe emrat për Komisionin Komunal të Podujevës e që janë Jakup Gashi nga LDK, Hakif Mehmeti nga PDK, Arbër Sfishta nga Lëvizja Vetëvendosje, Gafurr Shabani nga Nisma Socialdemokrate dhe Gani Allsani nga AAK./B.ibishi/