Arbëri

Dumoshi paralajmëron strategji për kulturë

Dumoshi paralajmëron strategji për kulturë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim një grup poetësh të cilët janë pjesë e manifestimit letrar tradicional “Republika” që mbahet çdo vit për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën organizimin e “Social Creativity” e kryesuar nga Vlora Ademi.

Në këtë takim njohës e bashkëbisedues, ministrja Dumoshi, i përshëndeti poetët dhe i falënderoi për angazhimin e tyre në këtë manifestim por edhe për kontributin e tyre krijues në artin letrar përmes poezisë kryesisht.