Arbëri

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës, deri në orët e vona parashihet të shoqërohen me reshje shiu, kurse në viset kodrinoro-malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Kjo situatë e motit me shi parashihet ditën e premte, por edhe të shtunën në orët e para do të vazhdojnë reshjet vende-vende me intensitet të dobët.