Arbëri

Pak ditë para festës së Pavarësisë, uron kryeministri i Bullgarisë

Foto: Koha / ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boiko Borisov, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“I nderuari z. Kryeministër. Pranoni përgëzimet e mia më të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës- 17 Shkurt. Gjatë viteve bashkërisht kemi ndërtuar një bazë stabile për zhvillim edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës dhe në mes të dy popujve tanë në frymën e miqësisë dhe partneritetit”, thuhet në urimin e Borisovit, që e përcjellë zyra e ZKM.

“Po besoj që e ndajmë mirëkuptimin e përbashkët për rëndësinë të cilën e kanë në rajon vlerat evropiane dhe euroatlantike dhe që në të ardhmen do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për afirmimin e tyre”, thuhet ndër tjera.

“Përfitoj nga rasti që të shpreh edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Bullgarisë për ndërtimin e Republikës së Kosovës si një shtet moderne dhe demokratik, për perspektivën e saj evropiane, si dhe për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Me urime për shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj me përgjegjësi të lartë”, thuhet në urimin e kryeministrit të Bullgarisë Borisov, dërguar kryeministrit Kurti.

{gallery}