Arbëri

Grupi Koha nënshkruan memorandum bashkëpunimi me kompanitë mediale “Oslobodjenje” dhe “Vijesti”

Grupi Koha nënshkruan memorandum bashkëpunimi me kompanitë mediale “Oslobodjenje” dhe “Vijesti”

Të martën në Podgoricë, Grupi Koha ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi rajonal me kompanitë mediale "Oslobodjenje" nga Bosnja e Hercegovina dhe "Vijesti" nga Mali i Zi.

Memorandumin në emër të Grupit Koha e ka nënshkruar kryeredaktori i gazetës “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, drejtoresha e "Oslobodjenjes" Vildana Selimbegoviq dhe drejtoresha e TV Vijesti, Marijana Bojaniq.