Arbëri

Osmani e quan temë të mbyllur çështjen e lëvizjes së fotografisë së Thaçit

Osmani e quan temë të mbyllur çështjen e lëvizjes së fotografisë së Thaçit

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur letrës së PDK-së që kërkoi kthimin e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi në murin ku gjendej para se ajo të merrte këtë pozitë. Në një deklaratë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të cilën e bojkotoi sërish PDK-ja, Osmani ka thënë se “tema e fotografisë tashmë është e mbyllur”.

“Nuk ka ndonjë vendim për heqjen e fotografisë së presidentit. Ka zhvendosje në pozitë të përcaktuar me ligj. Ligji në të cilin kam punuar vet në hartim po respektohet në tërësi. Për mua nën 1 kjo temë është e mbyllur. Nën 2 Bojkoti PDK-së ka filluar me 3 shkurt kur ata lëshuan sallën e Kuvendit. Nëse duan të gjejnë arsye se si e dekoroj unë zyrën time le të përdorin arsyetime të tilla sepse nuk e gjejnë guximin ta tregojnë të vërtetën. Por bojkoti i tyre filloi më 3 shkurt kur u votua qeveria. Është bojkot politik e s’lidhet me temat që po i thonë. Unë shpreh gatishmërinë që të punoj me secilin grup parlamentar”, ka thënë ajo ndër tjerash.