Nesër mot me diell në Kosovë

Nesër mot me diell në Kosovë

08 February 2020 20:57

Nesër do të mbajë mot me diell në Kosovë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Do të mbajë mot me diell dhe i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit. Java e ardhshme do të jetë e ndryshueshme dhe me periudha me reshje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme