Arbëri

Nga burgu ku vdiq Dehari, Haxhiu kërkon që Veseli të qëndrojë larg rastit

 

Disa burgje e qendra paraburgimi i kishte vizituar nëpër Kosovë, shkaku i angazhimeve në Komisionin për Legjislacion, por njërën prej tyre e kishte shmangur qëllimisht deri tani.

Dhe me t’u emëruar ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në vizitën e saj të parë zyrtare, erdhi në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, e shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, raporton KTV.

Pasi pa disa prej hapësirave të qendrës si kuzhina e biblioteka, interesimi i saj ishte për një qeli të vetme: atë A3, ku kishte qëndruar Astrit Dehari, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje.