Arbëri

Xhelal Sveçla – zëvendësministër në MPB

Foto: Driton Paçarada/Koha Ditore

Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, të udhëhequr nga Agim Veliu i LDK-së.

Vendimi është marrë nga kryeministri Albin Kurti, ka mësuar Koha.net.

Sveçla ishte kandidat për deputet në listën e VV-së, por ai nuk arriti të siguronte ulësen duke marrë 6621 vota në zgjedhjet e 6 tetorit.


Image

17:52 – Qeveria e Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për emërimin e Sveçlës zëvendësministër në këtë ministri.

“Për Qeverinë Kurti është jetike që rendi, ligji dhe siguria në vend, por edhe rregulli e efikasiteti nëpër institucione të rriten e të përmirësohen”, thuhet në njoftim.