Zvarritet rrugëtimi i rastit “Pronto” për në Gjykatën e Apelit Foto: Koha

Zvarritet rrugëtimi i rastit “Pronto” për në Gjykatën e Apelit

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 04 February 2020 07:10

Të hënën është bërë fiks një muaj prej kur Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues për të akuzuarit në rastin e njohur si “Pronto”.

Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti, për 30 ditë, sa është e përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale, nuk ka arritur ta përfundojë së shkruari aktgjykimin, të cilin duhet t’ua dorëzojë palëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë arsye, siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale, Hoti ka kërkuar nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë që t’i japë kohë shtesë.

Një gjë të tillë për gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme