Arbëri

Krasniqi: Kurti nuk kursen askënd për të arritur qëllimet personale, shembull “kurban” Konjufca

Memli Krasniqi i PDK-së ka thënë se i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, nuk kursen as njerëzit më të afërt të tij për të arritur qëllimet personale. Me këtë rast ai e ka quajtur bashkëpartiakun e Kurtit, Glauk Konjufcën, “kurban” për ta bërë të parin e VV-së kryeminsitër.

“Kaluan katër muaj nga zgjedhjet dhe më në fund një koalicion i pazareve të ulëta sjell për kryeministër një njeri që krejt karrierën e ka zhvilluar me mashtrime, manipulime e dhunë. Nuk kurseu as bashkëpunëtorët e tij të afërt që për të ishin veç kurbane për të arritur qëllimet. Sakrifikoi edhe kur nxiti të sulmonin institucionet, sot sakrifikon pak më butë për ‘tu bërë kryeministër si puna më e afërt e tij Kurban Konjufcës”, ka thënë Krasniqi në fjalimin e tij në Kuvend.

Konjufca, që u bë kryeparlamentar më 26 dhjetor, sot liron vendin për LDK-në si pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes dy partive.